Ekskluzive 3 February 2026, 15:51 Nga VNA

Ekskluzive/ Skandali me mbetjet e KURUM, prokuroria e Durrësit dhjetra urdhra arreste e ndalimi

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ Skandali me mbetjet e KURUM, prokuroria e Durrësit dhjetra

Më shumë se 18 muaj nga dita kur shpërtheu skandali me mbetjet e kompanisë turke KURUM, prokuroria e Durrësit ka finalizuar hetimet paraprake dhe ka firmosur 33 urdhra arrestimi e ndalimi.

Në mesin e personave të dyshuar për skandalin e mbetjeve që kanë rezultuar të rrezikshme janë drejtuesit e kompanisë Kurum, Erdal Demir e Yusuf Kurum, drejtuesit e kompanisë ”Sokolaj” shpk, ndërsa nga zyrtarët më e rëndësishmja është Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

102 kontejnerët me mbetje u eksportuan drejt Tajlandës nga kompania Sokolaj shpk. Teksa ngarkesa nuk kishte mbërritur ne destinacion Rrjeti i Bazelit ngriti alarmin se brenda kontejnerëve kishte mbetje të rrezikshme. Ngarkesa u kthye mbrapsht dhe aktuakisht është vendosur në ruajtje të policisë në Porto Romano.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme