Kronika 4 March 2026, 10:34 Nga VNA

Efektivi i “Shqiponjave” plagoset pasi bie nga muri gjatë kapjes së të shumëkërkuarit në Dibër

Ndaje në Whatsapp
Efektivi i “Shqiponjave” plagoset pasi bie nga muri gjatë

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendimi”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ndërmorën në orët e para të mëngjesit aksionin në zonën e Maqellarës, ku u bë e mundur kapja e Klodian Llomit (Mazari), 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht.

Sipas policisë, Gjykata e Apelit ka njohur vendimin e Gjykata e Apelit e Romës, e cila e ka dënuar 35-vjeçarin për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, të kryera në Itali. Ai duhet të vuajë edhe 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg nga dënimi i mbetur.

Gjatë zhvillimit të operacionit, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor me iniciale G.M., është rrëzuar nga një mur rrethues gjatë momentit të kapjes së të kërkuarit, duke pësuar dëmtime trupore. Efektivi është transportuar me helikopter drejt Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme