Kronika 15 October 2025, 10:22 Nga VNA

EAJ miraton rezolutë në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe në mbështetje të gjyqtarëve shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
EAJ miraton rezolutë në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) miratoi një rezolutë me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë në shenjë të respektit për gjyqtarin e vrarë në sallën e gjyqit Astrit Kalaja, gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore.

Rezoluta u miratua unanimisht pas kërkesës së Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha e Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, i cili po mbahet në Baku, Azerbajxhan. Rezoluta inkurajon gjyqtarët për të çuar më para përkushtimin në dhënien e drejtësisë.

Kjo rezolutë është një thirrje për reflektim serioz e të menjëhershëm të organeve shtetërore, që kanë detyrë kushtetuese e ligjore të sigurojnë një klimë normale pune dhe sigurinë e gjyqtarëve, si gur themeli për një drejtësi të pavarur.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme