Kronika 20 August 2025, 16:03 Nga VNA

“E vrava se më rrahu babanë” Xhesion Toromeni pranon vrasjen e Besmir Kumrisë për hakmarrje

Ndaje në Whatsapp
“E vrava se më rrahu babanë” Xhesion Toromeni pranon

“E vrava sepse më ka rrahur babain tri vite më parë. U hakmora”. Kështu ka deklaruar para policisë Xhesion Toromeni, i dyshuar për vrasjen e

32-vjeçarit Besmir Kumria në fshatin Kryqkuq të Divjakës. Nga hetimet ka rezultuar se familja Kumria dhe Toromeni kishin konflikte të vazhdueshme për kanalin vaditës dhe akuzonin njëra-tjetrën për vjedhje të ujit. Tri vite më parë, Besmir Kumria, i cili brenda pak ditësh do të largohej për në emigracion, kishte rrahur babain e Toromenit.

Nga ky moment, konflikti mes dy familjeve ishte thelluar.

Toromeni në shenjë hakmarrjeje për rrahjen e babait, ka ardhur nga Italia dhe mesnatën e kaluar ka shkuar në lokalin ku ndodhej Kumria. Ai ka shkuar nga pas shpinës së tij dhe e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen. Krimi është shënuar në sytë e disa klientëve të tjerë në lokal dhe miq të viktimës, të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë me të, kur ai u godit për vdekje. Ai u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia. Para hetuesve e ka pranuar krimin dhe ka dhënë shpjegime.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme