Kronika 3 August 2025, 10:17 Nga VNA

“E vrau vajza, e fshehu gruaja”. Zbardhen dëshmitë për vrasjen e Anesti Ramës nga familja e tij

Ndaje në Whatsapp
“E vrau vajza, e fshehu gruaja”. Zbardhen dëshmitë

Zbardhen dëshmitë e personave që panë të ndjerin Anesti Rama, përpara se ai të vritej nga e bija Emalinda dhe partneri i saj, Çlirim Dogani, ndërsa bashkëshortja e tij, Valbona Rama, i ndihmoi të fshihnin vrasjen.

Anesti Rama u mbyt me tel dhe më pas vajza dhe gruaja tentuan të fshihnin krimin, duke e veshur viktimën me kostum me qëllim që të kryenin ceremoninë mortore.

Dëshmitë

Dëshmia e komshies

Fatmire Ndreko (komshie, me banesë përballë hyrjes së shtetasit Anesti Rama) ka deklaruar se ka parë që shtetasi Anesti Rama është kthyer nga puna me biçikletë rreth orës 16:00. Ka lënë biçikletën te një pemë ulliri që ka para banesës dhe rreth orës 20:00 ajo ka parë që janë kthyer Valbona dhe Emalinda, të cilat, pasi hynë në banesën e tyre, pas rreth 5–10 minutash ka dëgjuar shtetasen Emalinda Rama, vajzën e Anestit, që thirri para banesës së saj: “O xha Monë, hajde se ka vdekur babi”, duke i lajmëruar se i ati i saj kishte vdekur. Ajo nuk ka dëgjuar zhurmë dhe as të bërtitura.

Llukan Dhano, punëtor në një firmë, ka dëshmuar se Anesti Rama ka qenë në punë, është larguar nga puna rreth orës 16:00 si çdo ditë dhe i ka thënë që i mbahej fryma, nuk ndihej mirë. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni që Anesti të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

Dëshmia e Marius Dudës

Ai deklaron se Valbona dhe Emalinda Rama i ka marrë për punë në orën 15:45 minuta dhe, pasi kanë mbaruar punë, ai i ka çuar përsëri në afërsi të banesës së tyre rreth orës 20:05 minuta. Gjatë kohës që kanë punuar tek ai, nuk kanë shfaqur ndonjë shqetësim, kanë punuar normalisht, etj.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme