Politika 11 December 2025, 11:40 Nga VNA

E vetmja kandidate grua, Doloreza Musabelliu prezanton platformën e saj për drejtimin e SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp
E vetmja kandidate grua, Doloreza Musabelliu prezanton platformën e saj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Doloreza Musabelliu, e vetmja grua në garë për kreun e SPAK, prezantoi platformën dhe vizionin e saj për institucionin.

Gjatë fjalës së saj, Musabelliu theksoi se motivimi i saj për të kandiduar buron nga “dëshira dhe ndjenja e përgjegjësisë”, duke nënvizuar se përvoja mbi dy dekada në drejtësi garanton një drejtim të suksesshëm të SPAK-ut. Ajo premtoi një drejtim të pavarur, të vendosur dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

Kandidatja shtoi se synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve. Një nga prioritetet e saj kryesore është ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucionit.

“Gjatë ushtrimit të detyrës kam hetuar çështje me ndjeshmëri dhe vëmendje të lartë publike, ku media ka luajtur një rol të rëndësishëm. Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit dhe të drejtës për informim. Në drejtimin e SPAK, e konsideroj thelbësore ndërtimin e një marrëdhënieje të drejtë dhe profesionale me mediat, pa cenuar sekretin hetimor dhe reputacionin e institucionit,” deklaroi Musabelliu.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme