Kronika 23 August 2025, 13:55 Nga VNA

E rëndë në Elbasan/ 51-vjeçari denoncohet nga mbesa për abuzim seksual, Policia e lë të lirë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Elbasan/ 51-vjeçari denoncohet nga mbesa

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare, se rreth një muaj më parë ka abuzuar seksualisht me të.

Sipas njoftimit zyrtar, e reja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të afërmit, duke e akuzuar për dhunë seksuale.

Policia ka regjistruar procedimin penal dhe ka njoftuar se hetimet janë në vijim, nën drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar rrethanat dhe vërtetësinë e kallëzimit.

Ngjarja është në fazë hetimi dhe autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për identitetin e  personave të përfshirë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe ruajtjes së privatësisë./BW

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme