Kronika 6 November 2025, 14:13 Nga VNA

E rëndë/ Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas

Ndaje në Whatsapp
E rëndë/ Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Viktimat, dyshohet se ishin vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari, dhëndri i tyre, kishte shkuar fillimisht në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pas largimit disa metra, ai është kthyer dhe ka hapur zjarr ndaj vëllezërve para derës së shtëpisë. Njëri nga viktimat ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Ngjarja dyshohet të ketë motiv familjar dhe lidhet me konflikte të mëparshme mes palëve, përfshirë edhe vëllain e të dyshuarit.

Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje, ndërkohë që trupat e viktimave janë nisur për ekzaminim mjeko-ligjor. I dyshuari është shpallur në kërkim, dhe po zhvillohen veprime intensive operative për kapjen e tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme