Kronika 8 December 2025, 13:26 Nga VNA

E moshuara u gjet pa jetë në banesë/ Fqinja: Jetonte në kushte të vështira, djalin e ka në burg

Ndaje në Whatsapp

E moshuara u gjet pa jetë në banesë/ Fqinja: Jetonte në

Një 70-vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte në një pallat në lagjen nr.17.

Fqinja e saj tha se viktima jetonte e vetme, pasi djali i saj ishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte askënd tjetër pranë saj.

“U shqetësuam sepse nuk e kishim parë prej një kohe dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. Atje e pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë, dhe nuk kishte njeri tjetër pranë. Kishte një motër në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta vizitonte. Për më tepër, kishte probleme shëndetësore, pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati i katërt dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira” tha fqinja.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme