Kronika 1 November 2025, 12:36 Nga VNA

E morën nga shtëpia, e akuzuan si “spiun të policisë” dhe e dhunuan: Arrestohen tre persona në Devoll, mes tyre vëllai i një deputeti

Ndaje në Whatsapp
E morën nga shtëpia, e akuzuan si “spiun të

 

“Ti je spiun i policisë. Na spiunove dhe ata na bllokuan makinën…”. Me këtë akuzë nisi gjithçka. Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, bashkë me Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun, dyshohet se i shkuan në shtëpi Ilir Topciut — një 32-vjeçari që ndodhej në masën “arrest në shtëpi” — duke e marrë me forcë dhe më pas e dhunuar në ambientet e një biznesi privat.

Sipas kallëzimit të viktimës, tre të dyshuarit e akuzonin atë se i kishte “spiunuar” në polici, çka sipas tyre kishte sjellë ndalimin e automjetit të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 tetor, ndërsa kallëzimi u bë më 30 tetor 2025.

Tre të dyshuarit u vunë në pranga nga policia për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Kanosjes” dhe, për njërin prej tyre, “Plagosjes së lehtë me dashje”. Fillimisht, sipas burimeve, rasti është tentuar të paraqitet si një konflikt i momentit mes palëve, por më pas është vënë në lëvizje edhe Drejtoria e Standardeve, e cila ka nisur hetim për mënyrën se si u trajtua ngjarja në fazën e parë nga policia lokale.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Devollit

Sipas Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë ndalimin e tre shtetasve pas kallëzimit të 32-vjeçarit I.T., i cili deklaroi se ishte marrë me forcë nga banesa e tij në fshatin Braçaj, ndërsa po vuante masën “arrest në shtëpi”. Ai u çua në një biznes privat, ku u mbajt për disa orë, u kërcënua për jetë dhe u dhunua fizikisht.

Në pranga u vunë:
• A.N., 42 vjeç, banues në Bilisht
• T.Ç., 38 vjeç, banues në Braçanj
• M.B., 37 vjeç, banues në Devoll

Të tre akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë, kanosje dhe plagosje të lehtë, të kryera në bashkëpunim.

Policia njofton se, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme