Kronika 19 August 2025, 11:43 Nga VNA

E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, Apeli lë në burg dy autorët e vrasjes së Denis Dobrës

Ndaje në Whatsapp
E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, Apeli lë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Petrit Hoxhën alias Çakrri dhe Fatjon Bushgjokën, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Burime nga seanca bëjnë me dije se avokatët dhe të pandehurit kanë patur debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Avokatët kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Por gjykata e ka rrëzuar kërkesën duke i lënë në qeli të dyshuarit.

Renis Dobra u rrëmbye, u vra dhe hodh në Liqenin e Shkopetit. Trupi i pajetë i tij u gjet një ditë më vonë.

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, vëllezërit e Fatjon Bushgjokës. Dobra dyshohet të jetë vrarë për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale në trafikun e drogës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme