Kronika 25 August 2025, 09:10 Nga VNA

"E dhunonte, e linte shtatzënë që mos të divorcohej". Motra e 36-vjeçares që u masakrua nga bashkëshorti tregon detaje

Ndaje në Whatsapp
"E dhunonte, e linte shtatzënë që mos të

Një krim i rëndë tronditi komunitetin shqiptar në Greqi, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau me thikë bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, në qytetin e Volos.

Motra e viktimës ka zbuluar detaje të rënda mbi abuzimin që Marjola kishte përjetuar gjatë martesës së saj. Sipas saj, 36-vjeçarja ishte viktimë e dhunës fizike dhe seksuale nga bashkëshorti i saj, i cili e përdhunonte dhe e detyronte të mbetej shtatzënë për të mos e lejuar të divorcohej. Motra tha se Marjola ishte e detyruar të kryente aborte shpesh për të menaxhuar situatën.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh,” tha motra, duke shtuar se 40-vjeçari e kërcënonte vazhdimisht se “nëse divorcohej prej tij, do të bënte më keq”.

Sipas dëshmisë së saj, sjellja e bashkëshortit ndryshoi pas ardhjes së fëmijëve, duke u bërë abuziv dhe i dhunshëm edhe përpara tyre. Familja e viktimës ishte e vetëdijshme për situatën, por nuk paraqiti ankesa në autoritete.

"Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej prej tij, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte," tha ajo. "Ai u thoshte fëmijëve 'qëndroni larg, mbylleni gojën' dhe e rrihte para tyre"

Motra e Marjolës shprehu keqardhje për faktin që nuk mundën ta ndihmonin më shumë, duke treguar se 36-vjeçarja jetonte nën frikën e vazhdueshme të burrit.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme