Kronika 17 January 2026, 08:49 Nga VNA

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Familjarët e Jurgen Karajit apel shtetit: Na ndihmoni ta gjejmë

Ndaje në Whatsapp

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Familjarët e Jurgen Karajit

Babai dhe vëllai i Jurgen Karajt, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e prroit të fshatit Dares, u kanë bërë apel institucioneve shtetërore që të intensifikojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinj ka përfunduar në prroin e fshatit Dares. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina dhe më pas është arrestuar nga policia, ndërsa pasagjeri, Jurgen Karaj, rezulton i zhdukur prej 9 ditësh.

Pavarësisht kërkimeve intensive të zhvilluara nga forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi, në një perimetër që shtrihet nga zona e Ulzës deri në vendin ku automjeti përfundoi në rrjedhën e prroit, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e Jurgen Karajt.

Babai i tij, Shaban Karaj, dhe vëllai, Endrin Karaj, kërkojnë shtimin e forcave dhe mjeteve për vijimin e operacionit të kërkimit, duke theksuar se zbardhjen e ngjarjes ia kanë lënë drejtësisë dhe presin vetëm gjetjen e familjarit të tyre.

“Kërkoj vetëm të më gjejnë vëllanë dhe të ma sjellin në shtëpi. Zbardhjen e ngjarjes le ta bëjë policia. Dua ta di ku e kam, ta varros. Kanë kaluar 9 ditë dhe nuk kemi asnjë shenjë prej tij. I bëj thirrje kryeministrit që të angazhohen më shumë forca për kërkimin”, shprehet vëllai i Jurgen Karajt.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme