Kronika 21 February 2026, 17:49 Nga VNA

Dyshohet se u mbyt në kanionet e Osumit, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp

Dyshohet se u mbyt në kanionet e Osumit, vijojnë kërkimet

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Kanionet e Osumit po vijojnë kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se është hedhur në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.

Kërkimet po zhvillohen përgjatë gjithë gjatësisë së kanioneve. Mesditen e sotme, forcat e angazhuara kanë konstatuar në ujë një palë atlete që dyshohet se i përkisnin 42-vjeçarit natën e ngjarjes. Rryma e fortë e lumit ka vështirësuar ndjeshëm operacionin, ndërsa ekipet vijojnë punën në terren.

Dyshohet se 42-vjeçari është hedhur në lumë në vendin e njohur si “Ura e Blezënkës”, në afërsi të kanioneve. Në zonë janë gjetur mjeti me të cilin ai lëvizte, sende personale dhe telefoni celular.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar polumbarë, Forcat e Ushtrisë, efektivë të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, si edhe banorë e familjarë të të zhdukurit. Pavarësisht përpjekjeve intensive, deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e trupit.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme