Kronika 7 February 2026, 15:46 Nga VNA

Dyshohet se pësoi reaksion nga mjalti, 4-vjeçari në Vlorë mbërrin pa shenja jete në spital

Ndaje në Whatsapp

Dyshohet se pësoi reaksion nga mjalti, 4-vjeçari në Vlorë

Një i mitur nga Vlora ka përfunduar pa shenja jete në spital. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ku dyshohet se ka pësuar reaksion pas konsumimit të mjaltit.

Familja e 4-vjeçarit jeton në Palasë, por i mituri nuk është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe u dërgua me makinë private nga të afërmit në Spitalin Rajonal Vlorë.

Policia bën të ditur se 4-vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete dhe nga këqyra paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Pavarësisht dyshimeve të ngritura, priten ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme