Kronika 23 October 2025, 12:41 Nga VNA

Dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 16-vjeçari në Korçë

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se përdhunoi të miturën, arrestohet 16-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar një adoleshent 16-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Sipas policisë, denoncimi është bërë nga vetë vajza e dëmtuar, e cila ka rrëfyer se i dyshuari ka abuzuar seksualisht kundër dëshirës së saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, tha policia vendore shkurtimisht për rastin që është ende nën hetim aktiv për zbardhjen e plotë.

Çështja do hetohet edhe nga prokuroria vendore, për të zbardhur të vërtetën.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme