Kronika 16 August 2025, 10:59 Nga VNA

Dyshohet se ndezi zjarrin në fshatin Rabijak të Beratit, arrestohet 65-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se ndezi zjarrin në fshatin Rabijak të Beratit, arrestohet

Një 65-vjecar përfundoi në pranga, pasi dyshohet për zjarrvënie. Sipas policisë, ai ndezi zjarrin në tokën e tij në fshatin Rabijak, Berat, por situata i doli nga kontrolli.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë ditëve të fundit policia ka arrestuar rreth 50 persona të dyshuar për zjarrvënie, ndërsa 100 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Nga zjarret në vend, është shkaktuar një viktimë, si dhe dëme të mëdha, kryesisht në blegtori.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme