Kronika 30 November 2025, 11:40 Nga VNA

"Kam foto dhe video të tuat"/ Dyshohet se abuzoi me 19-vjeçaren, oficeri i policisë pas ngjarjes është larguar në Kosovë

Ndaje në Whatsapp

"Kam foto dhe video të tuat"/ Dyshohet se abuzoi me

"Kam foto dhe video të tuat. Nëse nuk vjen të më takosh do t'i publikoj....". Në këtë mënyrë Jetmir Uta oficer policie në Dibër ka detyruar një 19-vjeçare që ta takonte.

Sapo vajza është ngjitur në makinën e tij oficeri ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Ngjarja ka ndodhur me datë 17 nëntor, por është denoncuar dy ditë më vonë.

Polici është larguar pas ngjarjes për në Kosovë bashkë me burrin e motrës. Për këtë të fundit ka nisur hetimi për përkrahje të autorit të krimit, ndërsa nëna e policit po hetohet në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar vajzën të tërheqë denoncimin ndaj të birit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme