Kronika 15 September 2025, 15:11 Nga VNA

Dy të rinj në kërkim për rrëmbimin e një 56-vjeçari në Kamzë

Ndaje në Whatsapp
Dy të rinj në kërkim për rrëmbimin e një

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë mbajtur peng një 56-vjeçar në zonën e Kamzës. Viktima, Përparim Mehmeti, raportohet se është mbajtur kundër dëshirës së tij për disa orë brenda një banese.

Sipas burimeve zyrtare, autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit me inicialet E.Z. dhe E.N., të dy 28 vjeç. Dyshohet se ata kanë ndërmarrë këtë veprim për shkak të një konflikti të mëparshëm me djalin e të rrëmbyerit.

"Shërbimet e policisë kanë shpallur në kërkim shtetasit E.Z., 28 vjeç dhe E.N., 28 vjeç, pasi dyshohet se kanë privuar nga liria për disa orë një shtetas 56-vjeçar, për shkak të një konflikti me djalin e tij. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme