Kronika 11 August 2025, 10:11 Nga VNA

Dy të arrestuar për zjarrvënie që shkaktoi përhapje të flakëve jashtë kontrollit

Ndaje në Whatsapp
Dy të arrestuar për zjarrvënie që shkaktoi përhapje

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar për zjarrvënie. Nga hetimet rezultoi se ata ndezën zjarr në tokat e tyre, por flakët dolën jashtë kontrollit. Zjarret në vend janë kthyer në shqetësim serioz, duke rrezikuar shpesh jetën e njerëzve dhe banesat.

Njoftimi

Kavajë

Identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar dhe arrestuar 3 shtetas të dyshuar si autorë të zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.

Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në këto zona kishte rënë zjarr, forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve F. P., banuese në Peqinaj, R. M, banues në Zhabjak dhe J. M., banuese në Zhabjak.

Nga hetimet rezultoi se gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe banorët e zonave rurale që të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave ose mbetjeve bujqësore, si dhe të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara, për të parandaluar rreziqe të tilla për jetën dhe pronën.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme