Kronika 20 February 2026, 16:52 Nga VNA

Dy ngjarje të rënda tronditin Tiranën: Egli Pashollari humb jetën pas sulmit me thikë, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku plagoset me armë zjarri në “Rrugën e Kavajës”

Ndaje në Whatsapp
Dy ngjarje të rënda tronditin Tiranën: Egli Pashollari humb

Tirana është tronditur nga dy ngjarje të rënda brenda pak orësh, njëra me pasojë vdekjen e një të riu dhe tjetra me plagosjen e një 34-vjeçari në mes të kryeqytetit.

Sulmi fatal ndaj Egli Pashollarit

Egli Pashollari u sulmua sapo doli nga makina e tij nga tre persona, dy djem dhe një vajzë. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka degjeneruar në përleshje fizike dhe gjatë saj njëri prej agresorëve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

Atij iu dha ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit nga persona që ndodheshin në vendngjarje. Fatkeqësisht, Pashollari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Mësohet se Egli Pashollari ka qenë gardian i burgut 313 në Tiranë.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Plagosje me armë zjarri në “Rrugën e Kavajës”

Pasditen e sotme, një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, ku një person u plagos me armë zjarri.

Sipas policisë, i plagosuri është 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur motivet e plagosjes.

Dy episode të rënda dhune në zemër të kryeqytetit kanë ngritur sërish shqetësimin për sigurinë publike, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe zbardhja e plotë e rrethanave të secilës ngjarje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme