Kronika 15 January 2026, 18:43 Nga VNA

Dy muaj e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare në Itali

Ndaje në Whatsapp
Dy muaj e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur në Trento, më shumë se dy muaj pas zhdukjes së saj. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptares u gjet rreth 40 km larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.

Sipas gazetave lokale, trupi u gjet rreth në fillim të kësaj jave, por familjarët e identifikuan më vonë trupin e saj.

Për Floreshën, nënë e dy vajzave, nuk dihej asnjë lajm që nga mëngjesi i 22 tetorit, kur doli nga shtëpia herët për në punë, por nuk ishte kthyer deri në orën 5 të pasdites, orari i saj i planifikuar i kthimit. Burri i saj alarmoi policinë dhe menjëherë nisi një operacion gjithëpërfshirës kërkimi, si në male ashtu edhe në lumenj, duke përfshirë zjarrfikës, zhytës dhe helikopterë.

35-vjeçarja, e cila punonte si pastruese në disa pallate dhe kishte humbur të atin pak para zhdukjes së saj, ishte larguar nga shtëpia vetëm me telefonin e saj.

“Ajo i do vajzat e saj; nuk do t’i kishte lënë kurrë”, thanë miqtë, të afërmit dhe burri i saj. Askush nuk kishte vënë re ndonjëherë shenja sëmundjeje. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së saj.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme