Kronika 14 September 2025, 15:19 Nga VNA

Dy gra plagosen në një aksident rrugor në Lezhë, makina përmbyset në kanal

Ndaje në Whatsapp
Dy gra plagosen në një aksident rrugor në Lezhë, makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në qarkun e Lezhës, ku dy gra kanë mbetur të plagosura si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin udhëtonin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 në aksin rrugor që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal anësor.
Si pasojë e përplasjes dhe rrotullimit, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa pasagjeret mbetën të bllokuara brenda tij. Në vendngjarje mbërritën me urgjencë dy autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për të nxjerrë të lënduarat nga makina. Ato u transportuan me shpejtësi drejt spitalit të Lezhës, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka ardhur si pasojë e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme