Kronika 20 August 2025, 20:37 Nga VNA

Durrës/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet për vetëvrasje

Ndaje në Whatsapp
Durrës/ 45-vjeçari gjendet i pajetë në banesë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 17, familjarët kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit A. P., i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar 45-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme