Kronika 13 May 2026, 19:06 Nga VNA

Dyshime për akses në celularë dhe sende të paligjshme, Durim Bami dhe Lulzim Berisha transferohen në burgun e Peqinit

Ndaje në Whatsapp

Dyshime për akses në celularë dhe sende të paligjshme, Durim

Lulzim Berisha dhe Durim Bami janë transferuar këtë të mërkurë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pasi dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë brenda institucioneve ku mbaheshin.

Mësohet se transferimi i tyre nga institucionet e paraburgimit në Durrës dhe Fushë Krujë është kryer për arsye sigurie, pasi ekzistonin të dhëna konfidenciale se të paraburgosurit mund të kishin akses në telefona celularë apo sende të tjera të ndaluara në qeli.

Në vijim të këtyre informacioneve, drejtuesit e burgjeve kanë urdhëruar zhvendosjen e tyre drejt Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion që konsiderohet me nivel më të lartë kontrolli dhe mbikëqyrjeje.

Ndërkohë, gjatë javëve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet operative në institucionet penitenciare në të gjithë vendin, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda qelive.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sende të ndaluara, përfshirë mjete prerëse të improvizuara, telefona celularë dhe orë inteligjente, të cilat dyshohet se mbaheshin në mënyrë të kundërligjshme nga të burgosur në institucione të ndryshme penitenciare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme