Kronika 27 October 2025, 17:59 Nga VNA

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk kanë përfunduar

Ndaje në Whatsapp
Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi këtë të hënë në Kuvend mbi punën e SPAK gjatë vitit 2024. Pas prezantimit të raportit vjetor, Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, mes tyre edhe atyre të opozitës që kërkuan sqarime për hetimet mbi çështjen e inceneratorëve.

I pyetur nëse ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë i pandehur në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani u shpreh se hetimet paraprake ende nuk kanë përfunduar dhe se për momentin nuk ka vendimmarrje për këtë çështje.

“Sa i përket inceneratorëve, kemi hetuar për Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka proceduar penalisht 71 persona në të gjitha nivelet. disa me vendime të formës së prerë, disa në gjykim dhe disa ende në hetim. Për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, proceset gjyqësore janë përmbyllur dhe kanë vërtetuar kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende”, deklaroi Dumani.

Lidhur me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, kreu i SPAK tha se ai vijon të jetë person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. “Deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë, është mëse i mirëpritur,” shtoi Dumani.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme