Kronika 29 April 2026, 15:46 Nga VNA

Dosja “Revanshi”/ SPAK kërkon 127 vite burg për të pandehurit, mes tyre Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi dhe Xhelal Rraja

Ndaje në Whatsapp

Dosja “Revanshi”/ SPAK kërkon 127 vite burg për të

SPAK shpall pretencën për disa prej të panderhurve të një prej fraksioneve të dosjes Revanshi.

Të pandehurit akuzohen kryesisht për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Për Astrit Avdylin alias Balliun, kreun e grupit kriminal Avdyli u kërkua dënimi mr 15 vite burgim, por me gjykim te shkurtuar 10 vite burg. Per Emiljano Shullazin u kërkua dënimi me 10 vite burgim.

Për Naim Stafukën, që është vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur pa gjurmë, u kërkua dënimi me 6 vite burgim. 

Për Blerim Abazin, Besian Xhixhën, Viktor Ymerin, Satilno Bashen dhe Enver Divën, dhe Robert Laçin dënimi përfundimtar me 6 vite e 8 muaj burg seicili.

Për Gjergj Cukalin dënimi me 7 vite burgim.

Për Xhelal Rrajën vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dënimi me 6 vite, e po aq vite per Miri Brulin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme