Kronika 4 March 2026, 15:14 Nga VNA

Dosja e lirimit të Indrit Dokles e harruar në sirtarët e Apelit

Ndaje në Whatsapp

Dosja e lirimit të Indrit Dokles e harruar në sirtarët e Apelit

Në janar të 2020 lirimi me kusht nga burgu i Fushë Krujës i të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Dokle, kreu i njërit prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, bëri bujë të madhe.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha që firmosi lirimin e Dokles u arrestua më vonë dhe dënua me burgim nën dyshimet për korrupsion.

Vendimi që mban firmën e saj u ankimua në Apel nga Prokuroria, por prej janarit të gjashtë viteve më parë, dosja ëhstë harruar në sirtarët e shkallës së dytë të gjyqësorit.

E gjasat janë që radha për t’u gjykuar mund ti vijë ndoshta pas një ose dy vitesh të tjera.

Zhurma politike dhe mediatike u zbehën me kalimin e kohës dhe gjykata ndërkohë as ka bërë përpjekjen më të vogël për ta shqyrtuar çështjen.

Për një kohë të gjatë, dosja ishte në duart e gjyqtarit Fuat Vjerdha, i cili me arsyetimin se ka ngarkesë të madhe të dosjeve nuk caktoi një datë për të shqyrtuar çështjen. Pak javë më parë, dosja është rishortuar, pasi Vjerdha ka dalë në pension dhe materialet e tij janë shpërndarë tek gjyqtarët e tjerë. Shorti ka përcaktuar gjyqtarin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Albert Meçe për gjykimin e rastit. Edhe ky i fundit nuk ka nxjerrë ende një datë, pasi po gjykon dosje të vitit 2017. Endrit Dokle, mik me biznesmenin Klodian Saliu, njihet si një prej kundërshtarëve më të fortë të Lulzim Berishës. Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria dhe u besua për disa kohë që ishte strehuar në Dubai. 2 vite më parë ai shpall në kërkim nga SPAK për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, etj.

Indrit Dokle akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurin Durim Bami, ku i fundit në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal,  si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka. Ndërsa në bashkëpunim me Bamin dhe Marklen Hakën (alias Marklen Aliu), si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit shkurt 2021, ai akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme