Kronika 7 January 2026, 12:49 Nga VNA

Dosja “Bankers Petroleum”/ GJKKO liron edhe CEO-n e kompanisë, e lë në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp

Dosja “Bankers Petroleum”/ GJKKO liron edhe CEO-n e kompanisë,

Gjykata e Posaçme zëvendësoi masën e sigurisë për shtetasin kinez Hongping Xiao, CEO i kompanisë Bankers Petroleum. Nga arrest në burg, ai u dërgua në arrest shtëpie. Ky vendim i GJKKO vjen pak ditë pasi SPAK zgjati në fund të dhjetorit edhe me 3 muaj afatet e hetimit për të dyshuarit.

Nga hetimer rezukton se përgjatë viteve 2004–2024 Bankers ka eksportuar dhe shitur naftë me një vlerë totale rreth 5 miliardë euro, ndërsa nuk ka paguar tatim fitimi, për shkak se deklaronte humbje.

SPAK po heton për akuzat “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme