Kronika 30 April 2026, 14:27 Nga VNA

Dosja "Balluku", biznesmeni Arbër Abazi në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Dosja "Balluku", biznesmeni Arbër Abazi në SPAK

Arbër Abazi, lidhje familjare e Belinda Ballukut paraqitet në SPAK një ditë pas kontrolleve që u kryen të mërkurën ne Tiranë e jug të vendit në biznese, zyra e banesa.

Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara.

Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit. Sipas Open Data, kjo kompani renditet e 6-ta për nga numri i fondeve publike të përfituara nga viti 2015 deri më sot me vlerë 3.2 miliardë lekë.

Belinda Balluku po hetohet për aguzime me tenderat e rrugëve ne vlera miliona euro.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme