Kronika 5 November 2025, 20:37 Nga VNA

Largohet me dorëheqje nga policia Ritvan Pali, u ‘përsekutua’ me ulje grade pas arrestimit të Altin Morinës

Ndaje në Whatsapp

Largohet me dorëheqje nga policia Ritvan Pali, u

Ish-shefi i komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, është larguar me dorëheqje nga radhët e Policisë së Shtetit.

Largohet me dorëheqje nga policia Ritvan Pali, u


Pas arrestimit të Morinës, që kërkohej nga SPAK, Pali u pa i padëshirueshëm nga zyrtarët më të lartë të policisë, disa prej të cilëve nuk ishin të interesuar për arrestimin e ish-efektivit të RENEA-s. Me urdhër të Ilir Prodës, ai u transferua nga një detyrë në tjetrën, duke iu ulur grada dhe përfundimisht u “internua” si specialist për rendin në seksionin e rendit publik në Policinë e Kukësit. Ndodhur përballë një situate të tillë, Pali vendosi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga radhët e policisë. Arrestimi i Morinës solli një valë përplasjesh në polici dhe disa nga efektivët që u përfshinë në aksion u transferuan me urgjencë në detyra të tjera. Skandali kaloi në heshtje nga pjesa më e madhe e mediave.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme