Kronika 11 March 2026, 17:28 Nga VNA

“Do ketë gjakderdhje”, protesta e Rrjollit para SPAK: dy protestues procedohen penalisht

Ndaje në Whatsapp

“Do ketë gjakderdhje”, protesta e Rrjollit para SPAK: dy

Një grup protestuesish nga zona e Rrjollit kanë sulmuar këtë të mërkurë godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke hedhur vezë në drejtim të ndërtesës dhe duke paralajmëruar për radikalizim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Pas incidentit, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj dy protestuesve, të identifikuar si Gezim Pjeshka dhe Nikoll Malaj.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, të parashikuara nga nenet 274 dhe 262 të Kodit Penal.

Aksioni para SPAK është prirë nga Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që SPAK të ndërhyjë për t’i kaluar tokat në zonën e Rrjollit.

Sipas tyre, toka u përket familjeve të tyre dhe është marrë në mënyrë të padrejtë nga Fatmir Shpellzaj, i cili sipas pretendimeve të tyre ka fituar në mënyrë të padrejtë vendimet gjyqësore të formës së prerë.

Protestuesit kanë deklaruar se do të shkojnë “deri në fund për amanetin e gjyshërve”, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave, ku vetëm pak ditë më parë u shprehën se do të ketë edhe gjakderdhje.

Nga ana tjetër, pronari aktual i tokës, Fatmir Shpellzaj, ka deklaruar se çështja është zgjidhur në gjykatë përmes dokumenteve ligjore dhe vendimeve të formës së prerë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme