Kronika 1 March 2026, 14:08 Nga VNA

Djegia e vilës 31 në bllok/Shkarkohet Ilir Proda, komandohet Sokol Bizhga

Ndaje në Whatsapp
Djegia e vilës 31 në bllok/Shkarkohet Ilir Proda, komandohet Sokol

Djegia e fasadës së ish vilës në Bllok i kushton karrierën Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se Proces është shkarkuar nga detyra, teksa mandatuar është zëvëndësësi Sokol Bizhga. 

Për ngjarjen e mbrëmshme kanë reaguar edhe Ambasada e Francës në Tiranë dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar ashpër pas sulmit me molotovë ndaj Vilës 31 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ish-rezidencës së diktatorit Enver Hoxha, e cila prej vitit 2025 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.

Sulmi ndodhi gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës, ku pati goditje me mjete ndezëse ndaj godinës, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas autoriteteve, në ambientet e Vilës 31 ndodheshin të paktën 12 artistë të huaj, të cilët u rrezikuan nga aktet e dhunës. 

Godina menaxhohet nga Fondacioni Art Explora, me synim nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme