Kronika 15 August 2025, 11:34 Nga VNA

Dhunuan brutalisht një futbollist të Skënderbeut, 6 persona nën hetim

Ndaje në Whatsapp
Dhunuan brutalisht një futbollist të Skënderbeut, 6 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Korçë, ku një lojtar 26-vjeçar i ekipit të futbollit Skënderbeu është dhunuar fizikisht nga disa persona për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit, ndërsa pas njoftimit për konfliktin, forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët.

Në lidhje me këtë ngjarje, u arrestuan në flagrancë dy persona: V. F. dhe Th. V., të dy 24 vjeç, banues në fshatin Polenë. Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe tre të tjerë si bashkëpunëtorë në dhunë: Th. V. (32 vjeç, Polenë), A. Xh. (23 vjeç, Bulgarec) dhe J. O. (24 vjeç, Rëmbec).

Gjithashtu, për moskallëzim të krimit u procedua penalisht Dh. M., 25 vjeç, banues në Rëmbec, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk njoftoi autoritetet.

Futbollisti i dhunuar ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme