Kronika 10 October 2025, 12:15 Nga VNA

Dhunohet rëndë një 61-vjeçar në Vlorë, arrestohen dy autorët e dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet rëndë një 61-vjeçar në Vlorë,

Policia e Vlorës ka ndaluar dy persona të dyshuar për dhunimin e rëndë të një 61-vjeçari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë përballë tregut të Çoles. Të arrestuarit janë shtetasit Ermal Sakaj dhe Klaudio Nurçaj, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas burimeve zyrtare, viktima e sulmit është Kozma Kukli, i cili u godit fizikisht me sende të forta nga dy persona që mbërritën me një furgon, zbritën prej tij dhe e sulmuan në mes të rrugës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Banorët e zonës i dolën në ndihmë të moshuarit, duke njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë. 61-vjeçari u transportua në spitalin e Vlorës, ku mjekët konfirmuan se ai kishte pësuar plagë në kokë dhe dëmtime serioze në syrin e djathtë, të cilat mund të rrezikojnë shikimin.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se viktima ishte i shtrirë në trotuar, me rroba të përgjakura, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë akt dhune.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme