Kronika 3 October 2025, 21:11 Nga VNA

Dhunohet dhe vritet çobani, Gjergj Tusha u gjet i pajetë në breg të lumit Mat

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet dhe vritet çobani, Gjergj Tusha u gjet i pajetë në

Një 65-vjeçar është dhunuar dhe më pas qëlluar për vdekje me armë zjarri në Lezhë. Trupi i pajetë i Gjergj Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, disa orë pasi u raportua i humbur nga vajza e tij. 

Njoftimi 

Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme