Kronika 11 January 2026, 17:23 Nga VNA

Dhunohen babë e bir pas një komenti në Facebook, 46-vjeçari akuzon një punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
Dhunohen babë e bir pas një komenti në Facebook,

Altin Meçaj, banues në fshatin Vjosë të njësisë administrative Cakran dhe emigrant në Gjermani, ka deklaruar se është dhunuar mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00, pas një reagimi (“like” dhe koment) të bërë në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, ngjarja lidhet me një koment të drejtuar një bashkëfshatareje, e cila, sipas pretendimeve të Meçajt, është motra e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë Fier. Ai shprehet se pas këtij reagimi në rrjetet sociale, është përballur me një sulm fizik të dhunshëm.

Gjatë incidentit është dhunuar edhe babai i tij, Ylli Meçaj, 80 vjeç, i cili ka deklaruar se është përfshirë në ngjarje në momentin kur ka tentuar të ndihmojë të birin. Sipas dëshmisë së tij, Altin Meçaj është gjetur i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak dhe pa ndjenja.

Babë e bir kanë theksuar se nuk kanë pasur kurrë më parë konflikte apo probleme me persona të tjerë në zonë dhe kanë apeluar për drejtësi, duke kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm të ngjarjes. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me këtë incident të rëndë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme