Kronika 8 February 2026, 15:21 Nga VNA

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Është identifikuar automjeti që largoi 2 autorët

Ndaje në Whatsapp
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Është identifikuar

Policia e Vlorës reagoi lidhur me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani në rrugën Tranballkanike. Sipas policisë, avokati mbrojtës i ish-presidentit Ilir Meta u godit nga dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar. Avokati po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa motivet po hetohen.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme