Kronika 18 August 2025, 21:35 Nga VNA

Devoll/Vdiq pasi doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

Ndaje në Whatsapp
Devoll/Vdiq pasi doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare në Progër.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, qytetari Sh. D., 59 vjeç, kishte qenë në klinikë rreth orës 17:00 për një mbushje dhëmbi. Vetëm pak minuta pas daljes nga klinika, ai është rrëzuar në rrugë dhe ka ndërruar jetë në vend, pa shenja dhune apo jete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, ndërsa trupi i pajetë u transportua me urgjencë drejt spitalit lokal.

 Dentisti 36-vjeçar, që kishte kryer ndërhyrjen dentare, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e vdekjes.

Autoritetet janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës. Hetimet janë duke vazhduar nën drejtimin e Prokurorisë.

 

 

 

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme