Kronika 8 May 2026, 10:21 Nga VNA

Detajet e vrasjes në Sarandë, konflikti jo me viktimën, Rexhep Ismaili nxorri kallashin

Ndaje në Whatsapp
Detajet e vrasjes në Sarandë, konflikti jo me viktimën, Rexhep

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur në një lokal pranë një karburanti.

Sipas të dhënave paraprake, një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar rreth orës 21:28 në lokalin në pronësi të Ismailit. Ata dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm me një banor të fshatit Gjashtë për çështje pronësie.

Në momentin e mbërritjes së tyre, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në verandën e lokalit, në një tavolinë së bashku me Rexhep Ismailin dhe tre persona të tjerë. Mes palëve ka nisur fillimisht një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike me sende të forta.

Dyshohet se shënjestra fillestare e konfliktit nuk ka qenë 66-vjeçari. Pas goditjeve, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov”, duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit të të rinjve.

Në përgjigje, një prej tyre ka përdorur pistoletë dhe ka qëlluar Ismailin në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme