Kronika 7 September 2025, 08:10 Nga VNA

Detaje nga vrasja në Podujevë, autori qëlloi me breshëri plumbash drejt viktimës

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vrasja në Podujevë, autori qëlloi me breshëri

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik. Ai dyshohet të ketë marrë 10 plumba brenda veturës së tij. Autor i dyshuar për këtë vrasje është Arbër Havolli.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se rreth orës 19:30 janë pranuar informacionet për të shtëna me armë. Hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme