Kronika 1 December 2025, 13:37 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit, autorët përdorën makinën në pronësi të kompanive të Mond Mëhallës

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e biznesmenit, autorët përdorën makinën në

Automjeti tip Audi që u përdor në  vrasjen e biznesmenit Mond Mëhalla alias Edmond Hyka rezulton të jenë në pronësi të viktimës.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Elbasanit, të cilët pasi zbuluan automjetin e djegur afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd dhe u vunë përpara këtij fakti, po pyesin një e nga një punonjësit e kompanive të Mëhallës por edhe ortaket e tij.

Hetuesit kanë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur për përplasje në biznes. Mondi Mëhalla, 43 vjeç u qëllua brenda makinës së tij me 5 plumba në momentin që doli nga biznesi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme