Kronika 21 November 2025, 22:50 Nga VNA

Konflikti në një lokal në Fier, policia nxjerr emrat e personave: 33-vjeçari qëlloi me armë në dysheme

Ndaje në Whatsapp

Konflikti në një lokal në Fier, policia nxjerr emrat e personave:

Një konflikt i çastit mes Mariglen Sinajt dhe Romeo Çakos në një lokal në Fier, ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia thotë se gjatë konfliktit, 33-vjeçari Çako ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në dyshemenë e lokalit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. 

Personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Policia vijon kontrollin në zonë për kapjen e tyre dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme