Kronika 3 December 2025, 22:20 Nga VNA

Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla, dyshohet se autori është shtetas i huaj

Ndaje në Whatsapp

Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla, dyshohet se autori

Kanë dalë detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, e ndodhur më 30 nëntor pranë biznesit të tij. Sipas hetimeve, qitësi që kreu atentatin dyshohet të jetë shtetas i huaj, një pistë kjo e bazuar në analizimin e të dhënave dhe provave të administruara deri tani. Ende nuk është identifikuar ekzekutori, ndërsa hetimet vijojnë dhe pistat mbeten të hapura.

Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar Nevzat Spahon, i cili dyshohet për bashkëpunim në vrasjen e biznesmenit. 29-vjeçari nga Prrenjasi ka precedent penal, duke përfshirë dënime për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje. Gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar njohjen e autorit të atentatit dhe ka deklaruar se automjeti i përdorur gjatë ekzekutimit i është dorëzuar disa personave nga Lezha.

Po ashtu, për vrasjen janë shpallur në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola, të cilët dyshohen si bashkëautorë në ngjarje. Hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë intensivisht.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme