Kronika 13 January 2026, 16:35 Nga VNA

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Kërkoi të shkonte në tualet, kur doli goditi efektivët në bark dhe iku

Ndaje në Whatsapp

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Kërkoi të shkonte në tualet,

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali Infektiv i Durrësit. Bëhet me dije se gjatë vizitave mjekësore, Ndoci nuk ishte vetëm, por shoqërohej edhe nga një tjetër person i paraburgosur.

Për shoqërimin e dy të paraburgosurve ishin angazhuar pesë punonjës të Policisë së Burgjeve, tre për shoqërimin e drejtpërdrejtë dhe dy të tjerë qëndronin në një furgon të parkuar poshtë spitalit.

Sipas informacioneve, Ndoci kërkoi të shkonte në tualet dhe u shoqërua nga dy efektivë. Sapo doli, ai dyshohet se goditi dhe shtyu efektivët, duke përfituar nga situata për t’u larguar me shpejtësi.

Arratisja ka ndodhur nga kati i tretë i pavijonit infektiv, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Kërkoi të shkonte në tualet,
Momenti i arratisjes i Altin Ndocit

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme