Kronika 6 September 2025, 15:32 Nga VNA

Dëshmia e 18-vjeçares italiane në Durrës: Leonard Preza më ka përdhunuar pas rezistencës time

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e 18-vjeçares italiane në Durrës: Leonard Preza

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane ka denoncuar në polici se është sulmuar dhe përdhunuar në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit, në Durrës pranë një hoteli ku ajo po qëndronte me shoqërinë.

Sipas dëshmisë së saj të dhënë para autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit. Ajo ka treguar se, pas një nate ku ishte me miqtë dhe kishte konsumuar pije alkoolike, ishte larguar për pak çaste nga grupi dhe ishte ulur në një shezlong pranë hotelit. Pikërisht në atë moment, sipas saj, iu afrua një 26-vjeçar i cili më pas e sulmoi fizikisht dhe e përdhunoi, pavarësisht rezistencës që ajo shprehu.

“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar në polici 18-vjeçarja italiane.

Menjëherë pas ngjarjes, vajza është paraqitur në polici për të bërë kallëzim. Falë dëshmisë së saj, ndihmës së një bashkëpunëtori të policisë që kishte vënë re praninë e të dyshuarit në zonë, si dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë shtetasin Leonardo Preza, 26 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me të renë, por ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e saj.

Ndërkohë, 18-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, ku i është bërë një ekzaminim mjeko-ligjor i detajuar, përfshirë edhe një vizitë te gjinekologu. Mjekët kanë konstatuar shenja në duar, në qafë dhe në pjesë të tjera të trupit, që përputhen me një ngjarje të mundshme dhune seksuale, megjithatë dëmtimet nuk kanë qenë serioze. Hetimet për këtë rast vijojnë.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme