Kronika 6 March 2026, 16:07 Nga VNA

Deputeti i PD, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Deputeti i PD, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, ka qëndruar për rreth një orë e 20 minuta në ambientet e SPAK. I pyetur nëse paraqitja e tij kishte të bënte me zgjedhjet, Mziu u përgjigj shkurt duke thënë se ishte një “çështje policie”, duke refuzuar të japë më shumë detaje.

Kujtojmë se Mziu është kallëzuar në SPAK për veprën penale të “shpifjes” të kryer në publik nga deputeti i PS, Agron Malaj, në qershor të vitit të kaluar.

Padia ka lidhje me një deklaratë publike të bërë nga Mziu një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Më 10 maj, në zonën e Maqellarës, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndanin para për të blerë vota në favor të Partisë Socialiste.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme