Kronika 25 November 2025, 14:12 Nga VNA

Deputeti Tërmet Peçi del nga SPAK, reagimi “të fala Ristanit” për mediat tregon arsyen e thirrjes në SPAK?

Ndaje në Whatsapp

Deputeti Tërmet Peçi del nga SPAK, reagimi “të fala

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, ka dalë sot nga SPAK pas një qëndrimi prej rreth një ore, pa dhënë asnjë koment për arsyen e thirrjes por edhe përse ecte me vështirësi. I vetmi reagim i tij ka qenë një përshëndetje e shkurtër “të fala Ristanit”.

Reagimi i tij lidhet me një kallëzim penal të depozituar në SPAK nga Arben Ristani në prill 2025, i cili akuzon deputetin dhe drejtorin e bashkisë së Tepelenës, Lorenc Bami, për ngritjen e një skeme të mirëfilltë korrupsioni. Sipas kallëzimit, Bami ka krijuar përmes bashkëshortes kompaninë “NG STRUCTURES”, e cila ka përfituar tendera në Tepelenë dhe Gjirokastër me një vlerë që arrin deri në 66 milionë euro, veçanërisht në projektet e rindërtimit.

Kallëzimi përmend edhe kompaninë “IUMENTIS shpk”, që ka përfituar tokë publike dhe leje për thertoren rajonale, duke kaluar më pas paratë tek kompania e drejtorit të bashkisë.

Në dosje gjithashtu thuhet se në vitin 2019 Bami ka krijuar kompaninë “Artreum Generation”, përmes së cilës ka marrë nënkontraktime të tjera, përfshirë një tender të ujësjellësit në Memaliaj. Sipas kallëzimit, Peçi ka favorizuar edhe motrën e tij, duke i dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike për një agroturizëm në fshatin Rexhin, i financuar me rreth 1 milion euro nga fondet IPARD të administruara nga Frida Krifca.

SPAK nuk ka dhënë ende detaje mbi qëllimin e thirrjes dhe hetimet në vijim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme