Kronika 6 October 2025, 19:09 Nga VNA

Delegacioni i BE reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Të merren masa për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit

Ndaje në Whatsapp
Delegacioni i BE reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Të

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri  ka reaguar për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, dhe u plagosën dy qytetarë të tjerë.

Në deklaratën e tyre, EUDEL shpreh tronditjen e thellë për këtë akt të rëndë dhe dënon me forcë ngjarjen kriminale që tronditi opinionin publik. Delegacioni i BE-së i shpreh ngushëllimet familjes së gjyqtarit Kalaja dhe bën thirrje për marrjen e masave urgjente për rritjen e sigurisë në në sallat e gjyqit.

Reagimi i Delegacionit të BE-së:

EUDEL është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë.
Ne dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja.
Kjo tragjedi thekson nevojën urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit.
BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme