Kronika 7 April 2026, 18:12 Nga VNA

Debati për paraburgimin: Prokurorët thonë se arresti në burg kërkohet vetëm për rreth 20% të të pandehurve

Ndaje në Whatsapp
Debati për paraburgimin: Prokurorët thonë se arresti në burg

Paraburgimi dhe përdorimi i masave alternative të sigurisë u vendosën në qendër të një tryeze dialogu të organizuar në Tiranë nga Zyra e Këshillit të Evropës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së Prokurorëve.

Takimi, me temë “Paraburgimi, Sfidat dhe Masat Alternative”, u zhvillua në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin e standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në raportet vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, masa e arrestit në burg kërkohet nga prokurorët për rreth 19–20% të të pandehurve që janë në hetim.

Në shumicën dërrmuese të rasteve – rreth 98% – kërkesat për arrest në burg depozitohen në gjykatë pas arrestimeve në flagrancë ose ndalimeve të kryera nga Policia Gjyqësore. Ndërsa vetëm në 2% të rasteve, prokurorët kërkojnë arrest në burg për persona që fillimisht janë hetuar në gjendje të lirë dhe për të cilët gjatë hetimeve vlerësohet se paraburgimi është i nevojshëm.

Prokurorët theksojnë se arresti në burg kërkohet kryesisht për persona të akuzuar për krime të rënda kundër jetës, shëndetit, pronës, familjes, sigurisë dhe rendit publik. Në këto raste, sipas tyre, masat alternative shpesh konsiderohen të papërshtatshme, veçanërisht në rastet e dhunës në familje, ku ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Gjatë tryezës u theksua gjithashtu nevoja për studime më të thelluara mbi përdorimin e paraburgimit, analizimin e kohëzgjatjes së tij në faza të ndryshme të procedimit penal, si dhe për vlerësimin e efektivitetit të masave alternative.

Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e kapaciteteve dhe pajisjeve për mbikëqyrjen elektronike, çka e bën të vështirë zbatimin e plotë të masave alternative ndaj paraburgimit.

Shoqata e Prokurorëve u shpreh se mbetet e angazhuar për të kontribuar në analiza dhe studime që synojnë një sistem drejtësie më efikas dhe respektimin maksimal të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme